BE miraton paketën e 10-të të sanksioneve

Botë | 4 vite më parë

 
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) miratuan sanksionet e reja që do të sjellin ndalime të reja tregtare kundër Rusisë, kontrolle të eksportit për produkte dhe teknologji që mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake si dhe kufizime shtesë ndaj atyre të cilët dërgojnë mjete ajrore pa pilot (drone). 

Në një postim nga llogaria zyrtare e medias sociale e Suedisë, kryesueses së radhës së Presidentes së BE-së, thuhet se vendet anëtare miratuan në përvjetorin e parë të luftës paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë. “Sot, BE-ja miratoi paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë”, thuhet në postim. Paketa e re e sanksioneve sjell kufizime më të rrepta ndaj produkteve teknologjike dhe me përdorim të dyfishtë. Kjo do të përfshijë masa kufizuese ndaj individëve dhe organizatave që mbështesin, përhapin propagandë ose që i dorëzojnë Rusisë dronë që përdoren në luftë. 

Më tej thuhet se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën pavarësisht nga koha se sa do të zgjasë. Ndërkohë ende nuk janë ndarë të gjitha detajet e sanksioneve. Paketa e sanksioneve që Komisioni Evropian (KE) përgatiti javën e kaluar, përfshin ndalime të eksportit për produkte në shumën që tejkalon 11 miliardë euro për të privuar ekonominë ruse nga teknologjia kritike dhe produktet e industrisë.

 

/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme