BE ndalon kalimin e kamionëve rusë dhe bjellorusë, radha arrin 80 km

Botë | 5 vite më parë

Në prag të afatit të së shtunës, radha arriti në 80 km, ku shumë prej kamionëve ishin në pritje prej 33 orësh. BE-ja ka ndaluar kamionët nga Rusia dhe Bjellorusia  përveç atyre që transportojnë ilaçe, postë ose produkte nafte të hyjnë ose të qëndrojnë në bllok. Ky veprim është pjesë e sanksioneve për pushtimin rus të Ukrainës.

 

Pamjet me dron të regjistruara nga agjencia e lajmeve Reuters treguan radhë të gjata tw automjeteve që mbetën të bllokuara me afrimin e afatit të mesnatës. Edhe disa orë pasi kaloi afati, koha e pritjes ishte shkurtuar në 12 orë, tha BBC, me numrin e kamionëve në dy pika kufitare që arrinte midis 230-400 automjete.

Megjithatë, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me mijëra kamionë të tjerë nga dy vendet të mbetur në zonën e BE, thuhet se një mundësi është se ato mund të sekuestrohen nga autoritetet kombëtare. BE dhe shumë vende të tjera perëndimore kanë vendosur sanksione ndëshkuese kundër Rusisë dhe aleatit të saj kryesor, Bjellorusisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme