BE nënshkruan marrëveshjen me Izraelin dhe Egjiptin për eksportin e gazit natyror.

Botë | 4 vite më parë

Si pjesë e lëvizjeve të BE-së për t’i dhënë fund varësisë së saj në furnizimet me gaz nga Rusia, blloku ka nënshkruar një marrëveshje të përkohshme me Izraelin dhe Egjiptin për eksportin e gazit natyror.

Marrëveshja do të sillte një rritje të konsiderueshme në sasinë e gazit natyror izraelit të eksportuar në Egjipt, ku mund të kthehet në trajtë lëngu dhe më pas të dërgohet në tregjet evropiane.

Izraeli vlerësohet të ketë rezerva gazi prej të paktën një trilion metër kub. Dy rrugë për të sjellë gazin në Evropë janë aktualisht në shqyrtim, rruga e Egjiptit është një opsion, ndërsa një tubacion i parashikuar përmes Turqisë është një tjetër.

Rusia furnizon BE-në me 40% të gazit natyror që importon.

Zyrtarët e BE-së thonë se varësia e bllokut nga gazi rus i lejon Moskës të praktikojë një formë shantazhi mbi Evropën. Në mars, BE u zotua të reduktojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme