BE pezullon rregullat fiskale deri në 2022

Botë | 5 vite më parë

Rregullat e disiplinës buxhetore të vendosura ndaj vendeve anëtare të BE-së, që nuk janë zbatuar që nga marsi i vitit 2020, do të mbeten të pezulluara deri në 2022, në mënyrë që të kapërcehet kriza ekonomike e lidhur me COVID-19, njoftoi Komisioni Europian.

Brukseli pret që të gjithë vendet anëtare të kthehen në nivelin e tyre ekonomik para krizës deri në fund të vitit 2022.

“Nëse ndodh kështu, “klauzola e përgjithshme e derogimit”, që lejon një përjashtim të përkohshëm nga borxhet dhe kufijtë e deficitit të përcaktuar nga Pakti i Stabilitetit, do të përfundojë në 2023”, shpjegoi ekzekutivi i BE-së në një konferencë shtypi.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet për t’i kthyer ekonomitë tona në rrugën e duhur. Ne po zgjatim klauzolën e përgjithshme të mbrojtjes në 2022, me synimin për ta çaktivizuar atë në 2023”, tha zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis.

Ai bëri thirrje që, këtë vit dhe vitin e ardhshëm, Shtetet Anëtare të mbajnë politika fiskale të favorshme për rritjen, duke ruajtur investimet publike dhe duke përfituar sa më shumë nga financimi i planit europian të rimëkëmbjes./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme