BE: Rusia dështoi në shantazhin energjetik ndaj Europës

Botë | 3 vite më parë

Bashkimi Europian shprehet se Rusia ka dështuar në shantazhet e saj për të shkaktuar kaos të energjisë elektrikë në Europë.

Gjatë një takim të ministrave të energjisë të BE-së në Maltë, Komisioneri europian për Energjinë, Kadri Simson tha se përpjekja e presidentit rus Vladimir Putin për të kërcënuar Evropën duke përdorur burimet e energjisë ka dështuar.

Në përballimin e krizën energjetike, komisioneri Simson u shpreh se ishte rajoni i Mesdheut që luajti një rol kyç në ndihmën e BE-së përmes energjisë së rinovueshme.

“Një vit më vonë, mund të themi se përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën duke përdorur energjinë ka dështuar dhe më e rëndësishmja për një afat të gjatë ne kemi investuar masivisht në burimet e rinovueshme,” tha Simson.

Komisioneri nënvizoi potencialin e Mesdheut për teknologjinë lundruese të erës dhe tha se KE kishte përgatitur një buxhet prej 50 milionë euro për të mbështetur për inovacion në teknologjinë lundruese.

“Ne nuk kemi dalë ende nga kriza energjetike dhe viti në vazhdim do të jetë ende sfidues. Europa duhet të bëhet edhe më e mirë në edukimin e industrisë së saj për një tranzicion të pastër dhe të përmbushë objektivat e saj të energjisë së rinovueshme në mënyrë që të jetë në gjendje të përdorë më mirë pavarësinë energjetike”, tha komisioneri.

Ministrja malteze e energjisë, Miriam Dalli, e cila kryesoi takimin, tha se nëntë shtetet pjesëmarrëse kishin rënë dakord se Mesdheu kishte një rol të rëndësishëm për të luajtur në tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe se ritmi i tranzicionit duhej të përshpejtohej, raporton Reuters.

Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Sllovenia, Italia, Portugalia dhe Spanja, së bashku me Maltën ranë dakord të krijojnë Mesdheun si një qendër për energjinë e pastër, me fokus në burimet e rinovueshme në det të hapur dhe ndërlidhjet midis vendeve të BE-së dhe vendeve jo-BE në Mesdhe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme