Beckham u “shpall luftë” komshinjve për shtëpinë 34 milionëshe

Gosip | 6 vite më parë

Luftë mes familjes së David Beckham dhe komshinjve të tyre. Në prill, siç ka bërë të ditur The Sun, ish-futbollisti i kombëtares angleze dhe gruaja e tij Victoria kanë fituar një gjyq kundër një komshiu që donte të ristrukturonte në mënyrë drastike shtëpinë e tij. Ndryshime këto që do të ndikonin në mënyrë indirekte te shtëpia e çiftit në perëndim të Londrës, e cila ka një vlerë të barabartë me 34 milionë euro. Më saktësisht familja Beckahm ka kundërshtuar projektin e një ballkoni të ri, që do të mund të kishte shkelur intimitetin e kopshtit të tyre, dhe të një drite të madhe mbi çati, që do të kishte arritur edhe shtëpinë e tyre. Komshiu ka paraqitur një plan të ri dhe shpreson që të miratohet nga ish-ylli i futbollit dhe gruaja e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme