Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Sulmi kibernetik solli probleme në infrastrukturë! Agresioni rus vështirësoi jetën e qytetarëve

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Pak më parë në ambientet e Presidencës ka mbërritur Kryeministri Edi Rama. Në mbledhje do të marrin pjesë ministrat e qeverisë, ndërsa nga opozita është thirrur si përfaqësues zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinant Xhaferraj. Presidenti Begaj ka deklaruar se viti që lamë pas ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik dhe agresioni rus në Ukrainë janë disa nga temat në të cilat është ndalur kreu i shtetit. Begaj u shpreh se sulmi kibernetik që goditi vendin tonë disa muaj më parë, duke paralizuar sistemet publike, shkaktoi mjaft probleme në infrastrukturën dixhitale. Duke u ndalur te agresioni rus në Ukrainë, Begaj theksoi ka ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike.

“Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij. Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj.Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Duhet angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, tha Begaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme