Begaj merr detyrën si President, Charles Michele: Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë

Politikë | 4 vite më parë

Kur dhe pak orë na ndajnë nga marrja e detyrës nga Presidenti i ri, Bajram Begaj, ka ardhur edhe urimi i parë për të.

Ka qenë Presidenti i Këshillit Evroipian, Charles Michele, i cili duke e uruar për detyrën e re, shprehet se tashmë me hapjen e negociatave është një moment i mirë mes BE dhe Shqipërisë.

“Urime për @BajramBegajALMarrja e detyrës si President e Shqipërisë . Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët.”, shkruan Michele.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme