Begaj në shkollën “Shën Jozefi Punëtor”: Model për shkollat profesionale

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar këtë të premte (17 maj) një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen.
Kjo shkollë përgatit elektricistë, hidraulikë, saldatorë dhe mjeshtër të profesioneve në disa fusha. Gjatë bisedës me drejtuesit e shkollës dhe Arqipeshkëvin e Dioqezës, dom Gjergj Meta, Kreu i Shtetit u njoh me kapacitetet, metodat e mësimdhënies dhe ndihmesën që shkolla u jep të rinjve të interesuar për këto profesione.
Presidenti Begaj këshilloi mësuesit të transmetojnë dijet te brezi i ri, teksa u shpreh se vendi ka nevojë për këto profesione. Ai shprehu bindjen se të rinjtë nuk do të largohen pas marrjes së zanatit në këtë shkollë, pasi mund gjejnë punë me pagë të mirë në Shqipëri.
Pjesë e vizitës ishte dhe kantina e Arbërit, e cila, verën që prodhon, e eksporton në Francë, Zvicër, Vjenë dhe Shtetet e Bashkuara. Në këtë kantinë rakia prodhohet sipas traditës së hershme shqiptare, pa teknologji moderne. Presidenti Begaj u njoh me projektet e mëtejshme të investimeve të sipërmarrjes, të cilat do të zgjerohen edhe me agroturizëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




