Begaj takon ambasadorin e ri të OSBE: Rol thelbësor në konsolidimin e shtetit ligjor

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë, Guido De Sanctis ku u vlerësua roli që prezenca e OSBE luan në konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe profesionalizmin e medias.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera”, tha Begaj.
Presidenti theksoi se OSBE ka ndihmuar në transformimin e shtetit ligjor duke e forcuar atë hap pas hapi.
“Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkuruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara”, shkruan Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




