Behrens, hero me tri gola, por në shtëpi shkon me biçikletë (Foto)

Kevin Behrens nisi sezonin aty ku e ndërpreu vitin e kaluar. Paraqitja e tij shumë e mirë i dha mundësi Union Berlinit që të sigurojë tri pikët e para përballë publikut vendas në ndeshjen përbllaë Mainz.
Fitorja e parë në sezonin e ri mbante emrin e tij pasi ishte autor i tre prej katër golave që shënoi ekipi kryeqytetas. Tradita do që autorët e tri golave brenda një takimi të marrin topin dhe ta dërgojnë në shtëpi, por ky nuk është rasti i Kevin Behrens.
32-vjeçari nga Bremeni është parë nga tifozët e Unionit teksa largohej nga stadium me biçikletë. Madje disa prej tyre e kanë ndjekur duke e fotografuar edhe rrugës teksa po shkonte për në shtëpi.
Lojtari dallohej qartë se nuk kishte me veten topin e ndeshjes… ndërsa mjeti me të cilin kishte zjgedhur të përshkruante distancës u ka tërhequr vëmendjen medieve më të mëdha botërore.

“Sot ishte një ditë e jashtëzakonshme për mua, pasi gjithçka shkoi siç duhej. Jam shumë i lumtur për ekipin pasi në ç’do takim mundohem të bëj maksimumin”, tha 32-vjeçari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




