Bejko: Berishës dhe mazhorancës nuk i intereson ndryshimi i sistemit zgjedhor

Politikë | 3 vite më parë

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH të Alban Dudushit se, as Ramës dhe as Berishës nuk i intereson ndryshimi i sistemit zgjedhor që është aktualisht në fuqi.

Sipas tij, PS është e favorizuar me këtë sistem, dhe as Berisha nuk do që ai të ndryshojë.

“Bardhi ka qenë për 2 vjet sekretar i Përgjithshëm i PD. Ai ishte i fuqishëm në kompetenca dhe në menaxhimin e partisë, sidomos të grupit parlamentar, në kushtet kur Basha ishte i dorëhequr. Grupi parlamentar ka qenë më aktiv se partia. I janë kërkuar herë pas here atij që të jepte informacion, lidhur me Reformën Zgjedhore. Jo të gjitha vareshin nga ne. Edhe Reforma Zgjedhore mund të përfundojë si Reforma Territoriale. Kjo sepse votat i ka, Edi Rama. Janë çuar kërkesa për ndryshime, por nuk morën në vlerësim nga shumica. Situata politike brenda PD-së i dha komoditet PS që të mos e ndryshojë sistemin. As Berishës nuk intereson ndryshimi i sistemit zgjedhor. Kemi propozuar 4 shtylla për Reformën Zgjedhore. PD, në kushtet që është sot, por dhe partive të vogla u intereson sistemi me lista të hapura. Jemi në kushtet që na duhet çdo votë. PS është e favorizuar me këtë sistem që kemi.”, tha Bejko.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme