Belinelli largohet nga NBA pas 13 vitesh, nënshkruan me Virtus

Rikthim në origjinë. Pas 13 sezonesh, Marco Belinelli largohet nga NBA dhe zgjedh të nënshkruajë me Virtus Bologna, ekipi ku filloi lidhja e tij e dashurisë me basketbollin, nga të rinjtë në stërvitje me ekipin e parë së bashku me Manu Ginobili dhe me Ettore Messina në stol. “Beli” në javët e fundit ka shqyrtuar të gjitha ofertat nga skuadrat e NBA, asnjëra prej tyre nuk konsiderohet e kënaqshme. Një moment reflektimi dhe më pas zgjedhja e bujshme, një tjetër kthim në basketbollin Italian.
Një aventurë amerikane që mbyllet pa qeqardhje për basketbollistin Italian. E pamundur të mos kujtohet ajo fitore në NBA me tri pikë në 2014, gjithçka me fanellën e San Antonio Spurs. Ajo me teksanët mund të thuhet se ishte dhe historia më e bukur për Belinelli në NBA, nën urdhërat e një trajneri legjendar si Gregg Popovich dhe shokët e skuadrës si Tim Duncan, Tony Parker e Manu Ginobili.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




