Beqiri: SPAK pa Policinë e Shtetit është i dështuar

“SPAK-u pa Policinë e Shtetit është i dështuar” kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH.
Gjithashtu avokat Beqiri theksoi se në rast se SPAK bën një goditje dhe dalin që ka polic të shtetit brenda organizatës kriminale dhe dekospirohet atëherë SPAK është i detyruar të anashkalojë policinë e shtetit.
“SPAK-u pa policinë e shtetit është i vdekur dhe nuk ka SPAK po nuk pati polici shteti të fortë është i dështuar komplet. SPAK-u ka të drejtë në një aspekt në rast se SPAK bën një goditje dhe në goditjen që bën i dalin që ka dhe polic të shtetit brenda organizatës kriminale dhe i dekospirohet ajo është e detyruar në raste të tilla që të anash kalojë segmente të caktuara të policisë së shtetit madje dhe vet policinë e shtetit kur ka element të tillë derisa dhe vet policia e shtetit të bindet që duhet të pastrohet”, tha avokat Beqiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




