Berati me parkun rekreativ “Dua të luaj”, dhe shkollën e restauruar “Babë Dudë Karbunara”, Rama inspekton punimet

Sociale | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama inspektoi të premten punimet në parkun “Dua të Luaj”, pjesë e programit të ri kombëtar për fëmijë e të rritur, si dhe në shkollën simbol të qytetit, “Babë Dudë Karbunara”, që pritet të përfundojnë në muajin shtator, e të jenë gati për vitin e ri mësimor.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo theksoi se parku “Dua të luaj”do të jetë gati në mesin e muajit maj.

“Parku ka pistë vrapimi, fushë kalçetoje, fushë basketbolli, volejbolli dhe kënd lojërash”, tha Demo.

Ai bëri të ditur se brenda në park do të ketë edhe 350 pemë.

“Ky do të jetë një park i gjelbëruar”, u shpreh kreu i bashkisë.

Kryeministri u ndal gjatë vizitës së tij edhe në kantierin e shkollës “Babë Dudë Karbunara”. Kreu i bashkisë informoi se shkolla do të shërbejë edhe si qendër komintare.

“Shkolla “Babë Dudë Karbunara” është simbol i qytetit. Projekti është ambicioz. Hyrja do të jetë spektakolare dhe projekti ndodhet në fazën përfundimtare. Ky është një gjimnaz i ri i shumëpritur i cili është edhe vlerë arkitektonike për të gjithë qytetin. Të jep një energji të mirë dhe kur futesh. Kemi ruajtur karakteristikat e qytetit me ngjyrat, dritaret. Shkolla ka bibliotekë, palestër, auditor”, tha Demo.

Njëkohësisht Demo informoi se poshtë shkollës është ndërtuar edhe një parkim i cili do t’i shërbejë qytetit.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme