Bëri thirrje që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, vdes në rrethana misterioze kreu i gjigantit rus të naftës

Kreu i gjigantit rus të naftës Lukoil, Ravil Maganov, ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë. Maganov, 67 vjeç, po trajtohej në Spitalin Klinik Qendror të qytetit dhe vdiq nga plagët e marra si pasojë e përplasjes.
Ai është i fundit nga një sërë drejtuesish biznesi të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze. Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Lukoil bëri thirrje që lufta të përfundojë.
Në fillim të marsit, bordi i Lukoil bëri thirrje që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e “kësaj tragjedie”.
Ravil Maganov mori detyrën si kryetar i bordit të Lukoil dy vjet më parë. Ai filloi të punojë në kompaninë private të naftës në vitin 1993. Në maj, një ish-menaxher i lartë në Lukoil, Alexander Subbotin, thuhet se vdiq gjithashtu në rrethana të pazakonta./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




