Berisha: 80% e shqiptarëve duan të largohen. Më 14 maj votoni ndryshimin

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha ka deklaruar se mbi 80% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi i tyre. Dhe kjo ndjenjë, sipas Berishës, vjen si rezultat i një regjimi monist.

Berisha thekson se largimi i shqiptarëve është një lajm dramatik, ndërsa thekson se duhet bërë një ndryshim i shpejtë i kësaj situate ndër më dramatiket që ka përjetuar vendi ndonjëherë.

“Por mbi 80 përqind kërkojnë të largohen se përballen me një varfëri të frikshme në rritje. Dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha.

Përballë kësaj situate, Edi Rama lëshon për qëllime elektorale, premtim-mashtrimin për rrogën mesatare 900 euro. Cinik, ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë. Premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme.

Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët të mos e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend”, tha Berisha, teksa shtoi se regjimi i Edi Ramës është bërë i pashpresë.

Berisha ka ftuar shqiptarët që më 14 Maj të votojnë “Bashkë Fitojmë”, teksa renditi disa nga ngjarjet e rënda që janë regjistruar në vend gjatë muajve të fundit.

“Pasiguria është e plotë. Këtu vriten njerëz kudo që janë nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë. Sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë, nuk do guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë në një kafene plot njerëz, ndaj një televizioni me dhjetëra mos qindra punonjës brenda.

Të gjithë kurajën këta e kanë te mbështetja e qeverisë dhe te licenca publike: vrisni njëri-tjetrin. Regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme