Berisha: Alibeaj më kërkoi dorëheqjen, më tha “me ty non-grata nuk fiton PD-ja”

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në Tepelenë, për të zhvilluar një bashkëbisedim me demokratët e këtij qyteti.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka bërë thirrje për bashkim të demokratëve, ndërsa ka zbardhur edhe bisedën që ka pasur me Kryetarin e Komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Ish-kryeministri Berisha tha se gjatë takimit me të, Alibeaj i ka kërkuar dorëheqjen duke argumentuar se PD nuk mund të vijë në pushtet me “non-grata”.
Berisha shprehet se në përgjigje të kësaj kërkesa, ka treguar se edhe në 97-n nuk besonin te PD, por në 2005 ajo erdhi në pushtet.
“Kjo qeveri nuk meriton asnjë ditë në pushtet. Ne kaluam një krizë dhe ish-kryetari i PD dha dorëheqjen, siç e tha vetë ai për zhvillimet nga 9 shtatori deri sot. Unë u them ju se asnjë demokrat apo demokrate e Tepelenës apo Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatori sepse ai nuk pyeti asnjë njeri mbi tokë, nuk pyeti institucion, ndaj askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë as të pranojë të bëhet bashkautor në një vendim të tillë. Ju e shihni dje po hiqeshin dyert, a e imagjinoni e ardhmja me dhjetëra ton bunkier, a ishte normal apo jo ai që e bëri këtë se them dot, por ai dha dorëheqjen.
Megjithatë selia po hapet për gjithë demokratët, shtëpia jonë atje është. Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit që ekziston në bazë ju garantoj se kjo frymë është edhe në qendër. Para se të bëja një prononcim në seli takova palën ndryshe, këto fjalë u thashë. Por në dialogun që pata me zotin Alibeaj më thotë se me ty non-grata nuk fiton PD. Mirë i thashë unë, i them shiko edhe në 97-n nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim ja që u fitua, erdhi 2005-sa dhe demokratët ja dolën të ndryshojnë Shqipërinë si kurrë ndonjëherë në historinë e saj“, tha Berisha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




