Berisha: Asnjë qindarkë, para ruse nuk ka hyrë apo dalë nga arka e PD-së

Politikë | 4 vite më parë

Ka përfunduar në Partinë Demokratike auditi i financave të kësaj force politike lidhur me akuzat e disa viteve më parë për financimet nga  paratë ruse.

Ish Kryeministri Sali Berisha theksoi se nuk është  gjetur asnjë element të ri, veç atyre që kanë qenë në dosjen e mëparshme që ishte në duart e autoriteteve  dhe  shprehu bindjen se asnjë qindarkë ruse nuk ka hyrë apo dalë në Partinë Demokratike. 

“PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka” 

Për Berishën duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë.

Ndërkohë që i pyetur lidhur me kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale në siglën e Partisë Demokratike të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, Berisha  ritheksoi se personat janë të shitur.

Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme