Berisha: “Ballkani i Hapur“, anti-shqiptare! Mirënjohës Albin Kurtit që kundërshton këtë projekt

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Ersekës. Berisha u ndal sërish tek projekti “Ballkani i Hapur“ duke e konsideruar atë anti-shqiptare.

Drejtuar kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se nuk mund ta dojë kombin një kryeministër që kërkon ta kthejë Shqipërinë vasal të një vendi tjetër dhe pjesë të Jugosllavisë së vjetër.

“Tragjike është se sot me efekte shkatërrimtare për Kolonjën dhe Shqipërinë, ai që është sot në Tiranë po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur për të ndryshuar siç thotë Vuçiçi, Jugosllavi e vjetër plus Shqipëri. ndodhemi në një moment kritik. E di se jo të paktë janë ata që thonë kemi halle më të mëdha se kaq. kjo nuk është e drejtë, për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik se ai kombëtar. Ata që e shkëputën Shqipërinë dhe e bënë të pavarur e bënë nga dashura. Shqipëria do të eci vetëm nëse e duam dhe fëmijët tanë do të jenë zotër të vendit nëse i mëkojmë me këtë. Vetëm vende patriotike zhvillojnë vendet e tyre. Nuk e do kombin ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër”, tha Berisha.

Berisha vlerëson faktin që “Ballkani i Hapur” nuk mbështet nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Berisha thotë se duhet t’i jemi mirënjohës Kurtit për këtë fakt. 

“Ky po sillet si pushtues me shqiptarët, ndjehet më afër me Vuçiçin se me Albin Kurtin, sepse Kurti nuk pranon projektin Ballkanin e Hapur, projekt mirëfilli anti Shqiptar. Duhet ti jemi mirënjohës që po e kundërshton. Marrëdhëniet shqiptaro serbe nuk janë kurrë të sinqerta nëse nuk kalojnë nga Prishtina. Ndryshe sjellin vetëm atë që ndodhi në Kosovë. Dua t’ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në dialog me çdo qytetar vendi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik dhe kush thotë të kundërtën të paraqesë argumente. Një vend që po shpopullohet me shpejtësi marramendëse”, tha Berisha. 

Berisha tha se demokratët duhet të bashkohen me socialistët e ndershëm për largimin e Ramës nga pushteti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme