Berisha: Basha e shndërroi PD në ministri të narkoshtetit

Politikë | 5 vite më parë

Sali Berisha e ndali foltoren e radhës në qytetin e Librazhdit. Me mbështetësit këtu, ai akuzoi Lulzim Bashën se braktisi premtimet e bëra për demokratët.

“Pengkryetari, që u zotua se do të mbrojë votën tuaj, që u zotua se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit, harroi çdo zotim, shkelmoi çdo zotim. U kthye dhe u mor vetëm me karrigen e tij dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. PD e shndërroi në një ministri të narkoshtetit shqiptar”, tha ai.

Berisha tha se Basha “shkelmoi sakrificat e gjithanshme, psikologjike, financiare e familjare që u bënë për 8 vite rresht në opozitë për fitoren e PD”, ndërsa Ramën e akuzoi se bleu zgjedhjet me paratë e buxhetit të shtetit.

“Disbursoi 91 mln euro në muajin prill për të blerë votat e 25 prillit. Mobilizoi falangat e krimit për të blerë vota me paratë e drogës. Këto janë të vërtetat”, u shpreh Berisha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme