Berisha dhe Meta protestë për dorëheqjen e tij, Rama publikon video duke bërë poçe balte

Kreu i PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha dhe kreu i PL-së, Ilir Meta zhvilluan këtë të shtunë një protestë para kryeministrisë, ku bënë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.
Megjithatë, ky i fundit nuk duket shumë i shqetësuar nga aksioni i opozitës, teksa ka postuar në Facebook një video duke bërë poçe balte.
Rama shihet teksa mundohet të rregullojë një poçe të thyer, ndërsa postimin e shoqëron me shkrimin: “Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re”.
Opozita protestoi për gati 3 orë para kryeministrisë, nga ku Berisha dhe Meta hodhën një sërë akuzash në drejtim të Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ata parlajmëruan se do të vijojnë aksionin opozitar deri në arritjen e këtij qëllimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




