Berisha: Do vijmë në pushtet, ecim të sigurt drejt fitores! Spiropali: E keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit?

Replika të ashpra ka pasur sot në Kuvend mes Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kreut të PD zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha. Spiropali ka adresuar disa akuza ndaj Sali Berishës lidhur me TEC-in e Vlorës duke e akuzuar si armikun e vendit.
Spiropali nuk i la pa kujtuar Berishës edhe përplasjet brenda PD, dhe Lulzim Bashën, duke e pyetur gjithashtu nëse ka ngritur Audit që të gjejë rublat në xhepat e ish-kryedemokratit.
“Mund të bëjë vetëm një pyetje, por s’ka përgjigje. Meqë doli këtu dhe vuri dorën në zemër për të varfrit e këtij vendi që si llogariste fare. Por sa të varfër do të dilnin nga varfëria e tyre ekstreme. Po sa të tjerë do të ndërtoheshin shkolla dhe kopshte nëse rast se Tec-i i Vlorës për të cilin u harxhua 120 mln euro do ishte vënë në punë. Po nëse nuk do e kishin shitur sistemin e energjisë të Ulzës dhe Shkopetit, te CEZ? Ne në 2013 e kishim peng, se kishim tonin. Po në rast se nuk do ishin futur dorëzane e sekser për të privatizuar sistemin energjetik. Ky parlament ka ngritur komision hetimor që ka çuar materiale dhe dokumente në prokurori për dorëzaninë që keni bërë ju dhe njerëz rreth jush mbi këtë sistem. Do jepni përgjigje për këto apo do flisni për vizitat tuaja që bëni sot. Ikni shihni se si është Kamza sot. Nuk kishte një çerdhe publike në të gjithë Kamzën, për të mos folur me Bashkitë e tjera që i keni drejtuar. I keni lënë aty se i shihni njerëzit si vota. I përdorni si mish për top. Ca se nuk doni dhe ca se nuk dini. Shkoni dhe shihni sot Kamzën, Laçin, Lezhën që janë ngritur nga tërmeti shkatërrimtar. Në çdo luftë ka aleatë që të mbështesin, ju kryesoni shoqatën e Renegatëve në çdo luftë. Në këtë luftën e fundit, që përmendët, edhe këtu pa asnjë kujdes, s’keni pasur fakte dhe as për faktin se po Shqipëria është në një luftë. Sulm i paprovokuar nga një shtet që ka tentuar të shkatërrojë sistemet tona dixhitale. Keni dhe aleatët tuaj, ata që navigojnë te lajmet e rreme. Ata kanë një hall, t’ju shpëtojnë juve personalisht, nga asgjësimi juaj politik. Po për fatin tuaj të keq, nuk mund të buzëqeshni deri në fund. Ne do rezistojmë me aleatët tanë. Për sistemin e energjisë t’i përmenda, por mund të përmend dhe një të fundit. 50% humbje në sistem, sërish në kohën tuaj. E si mund të vini këtu dhe të flisni për rrënim të sistemit, se di si e gjeni guximin. Nga Teci-i i Vlorës te ÇEZ dhe dorëzanët. E keni bërë të rrëzoni këtë sistem. JU keni bërë ç’të mundni për të qenë armik të këtij vendi. Ju nuk jeni armiq të këtij vendi. Ju i shpallni armiqtë, ju linçoni këtë të dalë para. Keni marrë peng mikrofonat, foltoren, Kuvendin, partinë tuaj. Ju jeni të njëjtën që e mbronit Lulzim Bashën me vrullin e atij që e ka prodexhi politik. “I pastër si kristali, ky i ri” Po ku e keni sot Lulin. Ku e keni Auditin tuaj. E keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit? Kjo është qesharake. As në makthin më të lartë të shqiptareve, s’ktheheni më ju të qeverisni, jo Ilir Metën, jo Monikën, e Evin Jo e jo se ju shpalli non-grata, ju nuk vini dot. Jo se nuk ka në PD dhe elektoratin e djathtë njerëz me dinjitet, por nuk lini njeri që të ngrejë kohë. Ashtu dini të qeverisni. Bam-bum. Po i lë armët, vetëm për gjuhën e kam fjalën. Ju privatizuat gjithçka mundët dhe gjithçka patë. Ngriheni dhe flisni për trashëgimi kulturore, ku kalatë i kishit ngritur në mejhane dasmash. Në 2013-ën nuk kishte zë, nuk figuronte zë për kërkim shkencor”, tha Spiropali.
Ndërsa Berisha i është kundërpërgjigjur Spiropalit duke i thënë se shumë shpejt Partia Demokratike do të vijë në pushtet. “Ja ku është e fundit. Do vijmë në pushtet. Opozita ecën e sigurt drejt fitores”, tha Berisha. Më tej ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë, ndërsa u ndal dhe te protesta e pedagogëve. Sipas Berishës, qeveria tallet me botën akademike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




