Berisha- Elezi, mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të PD-së

Politikë | 4 vite më parë

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së. Sali Berisha dhe Ibsen Elezi ishin dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00, dhe u mbyll në orën 20:00. Ai u zhvillua në 108 qendra votimi.

Berisha është në avantazh krahasuar me Elezi, kur procesi i numërimit ka përfunduar në disa qendra votimi. Më konkretisht në Skrapar, nga 214 votues në total, kanë votuar 104. Nga këta, 91 vota kanë shkuar për Sali Berishës, 8 për Ibsen Elezi dhe 3 të tjera të pavlefshme.

Ndërkohë në një qendër votimi në Kukës, diferenca e votave mes Berishës dhe Ibes Elezi është e madhe. 261 vota kanë shkuar për Berishës dhe 32 për Elezin, 3 të pavlefshme.! Në total votuan 296 anëtarë të PD.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme