Berisha: Ftoj çdo demokrat të bashkohet me partinë e rithemeluar!

Ish kryeministri Sali Berisha fton demokratët ti bashkohen PD-së së rithemeluar “I bëj thirrje të përzemërt dhe miqësore çdo demokrati dhe demokrateje që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD e rithemeluar është i mirëpritur dhe krahëhapur. Më mirë vonë se kurrë, unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë të vonuar. Kontributi i gjithësecilit do të respektohet, toleranca dhe mirëkuptimi në këtë familje me Kushtetutë të re të lirisë do të jenë ligjet e saj”,.tha zoti Berisha.
Ai akuzon kreun e PD-së Lulzim Basha se e katandisi Partinë Demokratike në parti marksiste leniniste, që do ia kishte lakmi cdo grupim i ekstremit të majtë.”Ftoj kryetaret e PD që deri tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, PD. Vendi i tyre është ku janë idealet me fisnike. Deputeti Basha e katandisi në parti të ekstremit të majtë, parti marksiste leniniste me përjashtimet e tij të përditshme të deputetëve dhe anëtareve që do ja kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë” tha Berisha në konferencën për mediat, pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




