Berisha i kërkon Gjykatës së Tiranës të çregjistrojë Bashën si kryetar të PD

Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me një kërkesë për konstatimin e pavlefshmërisë së procesit të zgjedhjes së kryetarit të PDSH në datën 13 qershor 2021 dhe çrregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetari i PDSH nga Regjistri i Partive Politike.
Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës nga Edit Harxhi, anëtare e kryesisë së PD të drejtuar nga Berisha.
Gjithashtu, PD kërkon dhe sigurimin e padisë, përmes pezullimit të përdorimit të të dhënave të PDSH, emrit të partisë, logos, shkronjave nistore, vulës, emrit të kryetarit, si dhe ndalimit të lëshimit të vërtetimeve mbi këto të dhëna nga Regjistri i Partive Politike pranë Gjykatës së Tiranës.

/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




