Berisha krah Metës në pritjen e ngushëllimeve për babanë e tij: Rexhep Meta, njeri i respektuar. Dënoj me forcën më të madhe burgosjen e kreut të PL-së

Politikë | 5 muaj më parë

Kryedemokrati Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet e tij ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.

Në një prononcim për media nga vendi ku po mbahet pritja e ngushëllimeve për babanë e Metës, kryedemokrati Berisha dënoi burgosjen e kreut të PL-së duke e cilësuar si dënim politik.

“Kryetarit të partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta për ndarjen të babait të tij, një njeri i respektuar, i nderuar, i devotshëm. Duke shprehur ngushëllimet z.Meta dhe gjithë familjes, dënoj me forcën më të madhe burgosjen e tij politike. Ilir Meta ka absolutisht gjithçka të montuar dhe politike. Një farsë e turpshme”, deklaroi Berisha.

Ilir Meta ka lënë dhe sot qelinë për të qenë i pranishëm në pritjen e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të babait të tij Rexhep Meta më 1 qershor. Edhe ditën e djeshme, kreu i PL-së u lejua nga SPAK të merrte pjesë në ceremoninë mortore që u mbajt në Skrapar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme