Berisha kundër vendimit të qeverisë për arsimin e lartë

PD ka kundërshtuar një vendim të fundit të qeverisë shqiptare mbi arsimin e lartë në Shqipëri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi të mërkurën me pedagogë të universiteteve, tha se “mblidhemi në një moment kur kjo qeveri me në krye Edi Ramën, me vendimin e fundit, po i jep një “colpo di gracia” universiteteve, arsimit të lartë në Shqipëri. I nisur nga një refleks armiqësor ndaj arsimit të lartë, trupës pedagogjike, e studentëve, në këto vite të qeverisjes, universitetet e vendit kanë pësuar ndryshime të rënda, në çdo aspekt të tyre” është shprehur zoti Berisha.
Sipas tij “U godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë, të përmbushë misionin e tij. Shprehje e goditjes së lirisë akademike janë të shumta, por ata kulmuan kur Edi Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të Tiranës, rektorin e universitetit. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë të paktën 3 shekujt e fundit”, nënvizoi Berisha.
Sipas Berishës, ky akt dëshmonte se cili është koncepti i tij për universitetin. “Ky qëndrim ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për universitetet tona” tha ai.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




