Berisha: Kurrë nuk do të ndërpresim përpjekjen që Fushë-Kruja dhe Kruja të jenë bashki më vete

Politikë | 30 minuta më parë

Opozita do të vijojë përpjekjet për ndarjen e Fushë-Krujës dhe Krujës në dy bashki të veçanta. Këtë premtim e bëri Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në kuvendin zgjedhor  kësaj dege, duke iu referuar reformës territoriale.

Berisha u ndal tek ripërtëritja e partisë duke e cilësuar si jetike, pas sipas tij  PD nuk vjen në pushtet për shkak të së shkuarës së lavdishme, por për vizionin që kanë për të ardhmen.

“Në këtë kuadër, unë duhet t’u them një të vërtetë ju: në axhendën time ekzistonte, ta quajmë Foltorja e Ripërtëritjes, por kam kënaqësi që këtë veprimtari, këtë përpjekje të re, e inaugurojmë këtu në Krujë.

Dhe nuk ka një vend të dytë ku mund të frymëzojë më shumë se Kruja për një përpjekje të madhe. Kurrë nuk do ndërpresim përpjekjen tonë që Fushë Kruja të jetë bashki e veçantë dhe Kruja bashki e veçantë“, tha Berisha.

Sërish Berisha kritikoi qeverinë Rama për gjendjen ekonomike në vend, duke akuzuar mazhorancën për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme