Berisha: Ky start i madh, i paparë në 32 vite, ka tmerruar Ramën dhe Veliajn

Në stadiumin “Air Albania”, ku koalicioni Meta-Berisha çeli sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, ka marrë fjalën edhe Sali Berisha. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se është nder i madh të flas para të pranishmëve në stadium, duke dhënë edhe falënderim për përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
“Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë. Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit. Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores. Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar. Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit. Ne do fitojmë”- deklaroi Berisha.
Sipas tij, Rama ndjehet tmerrësisht i tmerruar, pasi e di që kandidatët për kryebashkiak të BF, janë misionarë të ndryshimit.
“Është i tmerruar nga 14 maji sepse e di se do të humbasë në mënyrë tmerruese. Është i tmerruar sepse e ka të sigurt sepse atë e pret fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, McGonigal. Ai e di mirë se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryfshet-marrësin dhe të mos dënojë ryshfet-dhënësit. Nuk të shpëton dot as Xhorxh Sorosi. Je krejtësisht i pashpresë. Edi Ramës dhe Rilindjes i them para jush dhe shqiptarëve. Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta fal kurrë. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë do të fitojmë”,- tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



