Berisha nis sot turin e takimeve për një “PD më të bashkuar”

Ish kreu i PD dhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, pritet të nisi të enjten takimet me bazën e partisë, për të diskutuar lidhur me vendimin e kryetarit të PD Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Vendimi zoti Basha erdhi pas DASh e shpalli Berishën dhe familjen e tij “person të padëshiruar” për të hyrë në SHBA. Ai akuzohet për korrupsion në nivele të larta.
Takimet e tij Berisha i njoftoi me anë të një postimi në Facebook se “…në orën 18:00 nis ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.”
Ish kreu i PD e konsideron ndërmarrjen e tij një beteje. “PD do dali më e fortë nga kjo betejë. …Sfida kryesore e PD është rikthimi i sovranitetit të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Basha-Rama” tha pak ditë më parë ish kryeministri Sali Berisha.
Vetë PD është e ndarë lidhur me mbështetje ndaj ish kreut të saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




