Berisha nis takimin në Shkodër me 1 minutë heshtje për Ramazan Rragami

Fjalën e tij para mbështetësve shkodranë, ish-kryeministri Berisha e nisi me 1 minutë heshtje për legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare një ditë më parë. Berisha e vlerësoi Rragamin si një prej figurave më të shquara të Shkodrës. ‘Sot Shkodra ndahet me njërin prej bijve të saj më të shquar, një superyll të futbollit të Shkodrës dhe Shqipëri, Ramazan Rragami. Prandaj të mbajmë 1 minutë heshtje për të. I përjetshëm kujtimi për të. Atdhetarit dhe qytetarit që u ndje përherë krenarë me Shkodrën dhe shkodranët e tij’, tha Berisha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




