Berisha “non grata”, Ambasada Britanike në Tiranë për RTSH: Vendimi është marrë në interesin tonë kombëtar!

Aktualitet | 4 vite më parë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë reagoi të premten pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi se ishte lajmëruar nga qeveria britanike se ishte shpallur “non grata”.

Në përgjigje të interesit të RTSH, ambasada e Mbretërisësë Bashkuar në Tiranë  u deklarua se vendimi “non grata” për ish kryeministri Berisha dhe persona të tjerë të cilët nuk bëhen publikë, është marrë në mënyrë të pavarur, në interesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Pyetjes së Televizionit Publik nëse ky vendim është i ndikuar nga ai i një vitit më parë i Shteteve të Bashkuara, ambasada britanikë në Tiranë iu përgjigj se këto lloj çështjesh diskutohen me një gamë të gjerë partnerësh të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar nuk ka komentuar mbi pyetjen nëse korrupsioni i ish kryeministrit Berisha është ende aktiv në mënyrë që mbi bazën e tij të merret një masë e tillë. Sipas ambasadës është një politikë e hershme e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të një individi. Pra, nuk mund të japim një koment, shton përgjigja, ndërsa përforcon mesazhin se veprimet kriminale nuk do të kalojnë pa pasoja.

Mbretëria e Bashkuar përmes ambasadës në Tiranë është deklaruar se së bashku me Shqipërinë do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme