Berisha: Nuk jap dorëheqjen nga mandati i deputetit

Politikë | 5 vite më parë

Berisha ka mohuar mundësinë që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit pasi, sipas tij, amerikanët nuk nxorën prova. “Në qoftë se Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova unë do ta konsideroja. Por jo me këto prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës”, tha Berisha.

“Kërkova që të paraqitej një fakt i vetëm sepse do mjaftonte një fakt dhe do të merrje vendime krejt të tjera. Kishin 0 fakte. Nuk humbas. Do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje”, tha ai.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme