Berisha: Olsi Rama si vëllai i Asadit, akuzohej për trafik droge

Politikë | 2 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me grupet e punës së PD në Lezhë ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe vëllait të tij, Olsi Rama.

Për këtë të fundit, Berisha tha se “Olsi Rama kapoja i bandës së Xibrakës”, të cilin e krahasoi me vëllain e Asadit duke thënë se ishte identik si ai i Ramës.   

“Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e cila është e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj.
Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite, siç ndodhte në diktaturë, mandatet e qytetarëve.
Nuk them se janë të njëjta, jo, por diktatura ngjasin. Të bësh çtë duash, atyre ngjashmëritë nuk ua heq. 
Duke ardhur këtu, po lexoja se i vëllai i Assadit, identik si Olsi Rama, akuzohej se lëvizte tonelatat e drogës, siç akuzohet, Olsi Rama, si një nga kapot kryesorë të bandës së Xibrakës, dhe që mbrohet nga Skrapi i partisë, sepse nga Olsi shkohet tek Edi.
Thashë dhe njëherë, krahasimet nuk janë të njëjta, por ngjashmëritë diktaturat i kanë të pashmangshme”, u shpreh Berisha.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme