Berisha: Pavarësisht akteve të shëmtuara, PD sot më e fortë se kurrë. S’ka zgjedhje me Ramën

Politikë | 11 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një takim me qytetarët në Kurbin, ku deklaroi se PD është sot “më e fortë se kurrë”, pavarësisht përpjekjeve që sipas tij kanë qenë “kombëtare dhe ndërkombëtare” për ta dëmtuar.

Berisha theksoi se opozita është “shtyllë e sovranitetit” dhe se një vend pa opozitë nuk mund të ketë sovranitet të brendshëm.

“Opozita është shtyllë e sovranitetit dhe një vend që humbet opozitën, nuk ka sovranitet të brendshëm. Ndaj dhe ju pavarësisht, s’po rri me bë histori tani, pavarësisht të gjitha presioneve primitive, akteve nga më të shëmtuarat, kombëtare, ndërkombëtare që u bënë ndaj Partisë Demokratike, ju qëndruat si viganë, nuk u mposhtet dhe sot Partia Demokratike është një forcë opozitare më e fortë se kurrë”, tha Berisha.

Në vijim, ai përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “armik të votës së lirë” dhe duke theksuar se me të “nuk ka zgjedhje”.

“Në të gjithë takimet e mia para jush dhe para shqiptarëve, kam deklaruar dy gjëra. E para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje. E kam thënë me bindjen më të madhe se ai është armik i votës së lirë. Ai është armik, ai nuk pranon kundërshtarin”, shtoi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme