Berisha përshëndet protestuesit e opozitës: Sot bllokuat parlamentin! Ky është një akt madhor i mosbindjes civile dhe një mesazh për shqiptarët dhe botën!

Politikë | 2 vite më parë

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka vlerësuar maksimalisht protestuesit e opozitës për bllokimin e parlamentit ditën e enjte.

Duke folur nga banesa e tij ku ndodhet në arrest prej disa kohësh, zoti Berisha u tha përkrahësve të tij se “Ky është një akt madhor i mosbindjes civile. Ky është një mesazh për shqiptarët dhe botën. Kjo është një mbrojtje e guximshme e interesave jetike të çdo shqiptari të vërtetë” tha zoti Berisha.

Për zotin Berisha “Narkoshteti është i rrethuar sot nga të gjitha anët”. “vetëm mosbindja jonë civile, vetëm zemërimi ynë i pakufishëm, vetëm revolta jonë do mund t’i japë përgjigje Edi Ramës, njeriut që në historinë e këtij kombi do mbahet mend si shpopulluesi më i egër i shqiptarëve” tha kreu i Rithemelimit.  “Ndaj dhe në këmbë të gjithë, të vazhdojmë betejën tonë” bëri thirrje ai.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme