“Të shpallet fatkeqësi natyrore në disa zona“, Berisha: Qytetarët gjenden të pambrojtur nga shteti, të ndërhyhet me urgjencë

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke ia atribuar përgjegjësitë qeverisë.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor i asaj që e konsideroi “katastrofë” dhe për korrupsionin, që sipas tij ka sjellë mungesa të mëdha në fondin për menaxhimin e emergjencave.

“Edi Rama kalon nga një kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht e dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar, atë që vë me qëllim zjarrin. Por edhe zjarrvënia pa qëllim kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos i krijojë, sepse është një natyrë e ndezur. Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij.

Rikujtoj shqiptarëve se 21 milionë euro shpenzime udhëtimesh me çarter në dispozicion. Vetëm këto po marrim. Se 7 mln euro për ‘Giro d’Italia’ dhënë një kompanie private për të mashtruar shqiptarët për zgjedhje. Se 50 milionë euro të vjedhura së bashku me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë, të evidentuar qartësisht, do të kishte Shqipëria sot ‘CanadAir-in’ e vet, do të kishte Shqipëria sot qindra zjarrfikëse. Po disponohen vetëm mjetet e blera 15-20 vitet më parë, edhe ato të përgjysmuara se edhe helikopterët janë zhdukur”, tha Berisha.

Ai thekson se nëse do të kishte qeveri të vërtetë, Delvina dhe zonat e prekura nga zjarri, do të ishte shpallur fatkeqësia natyrore.

“Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën”, theksoi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme