Berisha: Rama dhe Tahiri bashkëpunëtorë në krime në Lazarat! Së shpejti grupe hetimi

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për krime njerëzore në Lazarat. Në një dalje për mediat Berisha tha se gjatë një vizite në Lazarat ka konstatuar krime me operacione antidrogë me bandat kriminale të veshura me uniformë. Berisha tha se së shpejti do të ngrihen grupe hetimi për të vërtetuar akuzat e tij.

“U ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga vizita ime në Lazarat. Në ato rrëfime konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit. Në këtë fshat, krime të vërteta me operacionet antidrogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë hezituar t’i vendosur tyta automatiku në gjoks fëmijëve 2-3 vjeçar. Terrorizëm të tillë, banorët nuk e kanë parë në të gjithë ekzistencën e tij. Garantoj banorët se shumë shpejt do organizojmë grupe hetime, do marrin ndëshkimin e merituar. Bëj thirrje të gjithë banorëve të jugut të lidhemi në një betim solemn, të lëmë dallimet partiake, sot armik i lirive të tyre është sekti i Rilindjes që vjedh e plaçkit çdo ditë”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave e cila për Berishën kjo akademi përcjell periudhën marksiste-leniniste pasi historia jonë kombëtare, historia e dekadave të fundit të Shqipërisë nuk ishte pjesë e akademisë.

“Nga një akademi që përcjell periudhën marksiste leniniste. Nga kjo akademi u hyjnëzuarn antivlerat, në vlerat e saj spikati mashtrimi, spikati glorifimin i të keqes dhe diktatori. Akademia është bashkëfajtore për Tiraninë për tiraninë e Enver Hoxhës. Sot është koha jo të lavdërohen ose të denoncohen me të madhe si aktet më të rënda ndaj shqiptarëve. Nuk ishte në akademi historia jonë kombëtare, historia e dekadave të fundit të Shqipërisë. Po kaq viktimë u bë dhe gjuha shqipe, e cila për paranojë të diktatorit mori goditjen më të rëndë në tërë ekzistencën e saj” tha Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme