Berisha: Rama përdori Sorosin dhe FBI-në, që të më shpallin ‘non grata’

Sali Berisha e vlerëson shpalljen e tij “non grata” nga SHBA, si vepër të Sorosit dhe Charles McGonigal. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, ai pretendoi se Edi Rama ka lobuar që SHBA ta shpallë atë “non grata”, dhe për këtë ka korruptuar George Soros dhe agjentin e FBI, Charles McGonigal.
“Ai bëri gjithçka që, pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’, Sali Berishën. Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën, njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë”,- tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




