Berisha-Ramës: A e ke përfshirë në zonën e investimit strategjik të Jalës, tokën që grabite?

Politikë | 2 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media ka vijuar akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e pronave në Gjipe. Berisha ka ngritur disa pyetje për kryeministrin se e ka përfshirë në zonën e investimeve strategjike, tokën që e akuzon se e ka grabitur Rama dhe familjarët e tij.

“Prej rreth një muaj Edi Gjipea, apo hajduti i Gjipesë hesht si fija e barit për vjedhjen e 224 mijë metër katror tokë, apo për vjedhjen e dytë më të madhe të tokës në 32 vite nga ai dhe klani i tij në Gjirin e Gjipes, në vendin me panoramik dhe me turistik të bregut të Jonit, përfshi këtu kanionin e Gjipes një kryevepër natyrore e supermbrojtur dhe me famë botërore. Por me heshtjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të shtruar në emër të Partisë Demokratike dhe publikut shqiptar, hajduti Edvin Gjipea pranoj se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroj se ai dhe nëna e tij e ndjerë, nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për të marrë 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipës, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi, pa asnjë dokument apo akt blerje të kësaj toke nga paraardhësit e saj.

Prej një muaji, Edi Gjipea i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk ka paraqitur dot hartën për të provuar se 224 mijë metër katror tokë ndodheshin ashtu siç deklaroj ai, diku lart atje në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht, pasi është faktuar nga gazetar investigativë se 13,300 metër katror të kësaj toke, ndodhen ndën rrugën Vlorë-Himarë ndodhe në kanionin e Gjipesë dhe zbresin gjer në buzë uji.

Partia Demokratike përsëri në mbrojtje të interesit publik ka këto pyetje:

1-A ke shpallur veten Edvin Gjipeja si kryetar i komitetit të investimeve strategjike në ndonjë nga vendimet tua si investitor strategjik në zonën e Jalës.

2- Në rast se keni përfshirë në zonën e investimit strategjike tokën e grabitur nga ti dhe familjarët e tu, atje lart në rripa malesh apo aty poshtë buzë detit dhe Kanionit të Gjipes, a mund të ju thuash ndonjë fjalë shqiptarëve.

3- Ne rast se nuk i keni përfshirë në investimin strategjik të Jalës të 224 mijë metër katror tokë të grabitura në Gjipe, a keni përfshirë ndonjë parcelë prej tyre në këtë zonë.

4-A e kupton ti Edvin Gjipeja, hajduti i Gjipesë se, po grabit një tokë duke përdorur pushtetin e kryeministri për të cilën nuk ke asnjë dokument kadastral, asnjë dokument shpronësimi nga shteti, dhe asnjë dokument zyrtar se gjysh yt Petro Koleka, e ka blerë atë nga ndonjë person tjetër”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme