Berisha-Ramës: A mundet një shtetar, të marrë 224 mijë m2 tokë pa asnjë dokument kadastral?

Politikë | 2 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media ka vijuar sërish akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e pronave në Gjipe.

Në një deklaratë për mediet nga banesa e tij ku ndodhet në “arrest shtëpie”, Berisha kërkoi të dijë nga kryeministri Rama se si një shtetar mund të marrë 224 mijë m2 tokë pa asnjë dokument kadastral, dhe pa asnjë dokument zyrtar për shpronësimin e tyre?

“Pavarësisht se ai është lumturuar me këtë tokë, duke mos disponuar asnjë dokument kadastral, që dëshmon pronësinë e familjes së tij nga nëna, mbi këtë pronë dhe nuk disponon asnjë dokument zyrtar të faktojë se kjo pronë i është shpronësuar familjes së tij nga nëna dhe kushërinjve të tij nga regjimi komunist.

Para këtyre pyetjeve Edi Rama preferoi të qëndroj i heshtur dhe i bukosur, në fakt me heshtjen e tij, ai foli më shumë se çdo gjë tjetër dhe në një farë mënyre konfirmoi akuzat me fakte e dokumente të medieve investigative dhe PD-së, se kemi të bëjmë me një të madhe të 224 mijë metër katrorë tokë në zonën më panoramike, më turistike të vendit.

Me gjithë këtë unë përsëri, pavarësisht nga kjo heshtje që në fakt nuk e nderon, por e fajëson, unë jam këtu sot prap jo për ti përsëritur pyetjet e para, por për ti shtuar një seri pyetjes të tjera, në mënyrë që publiku shqiptar të mësojë të vërtetën e plaçkitjes, e kësaj grabitje të 224 mijë katror tokë, në Gjipe në zonën më turistike, më panoramike të bregut shqiptar”, tha Berisha teksa akuzon Kryeministrin se ka mashtruar publikisht kur pretendoi “një ndryshim ligjor për mos regjistrimin e pronave me vendim gjykate, ndërkohë që ai ndryshim datonte në vitin 2006”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme