Berisha: Shembjet te “Astiri” u bënë për interesat e trafikantëve dhe politikanëve të lidhur me ta

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët e Astirit, në të cilin ka deklaruar se shembja e shtëpive për ndërtimin e Unazës së Madhe, u bë për interesa të trafikanëtëve dhe disa politikanëve të lidhur me ta.
Sipas tij, banorët e Astiri bënë një qëndresë heroike dhe qytetare, ndaj padrejtësisë më të madhe që një qeveri mund t’u bëjë qytetarëve të saj.
“Në mbi 400 ditë protestë, ju dëshmuat shpirtin e pamposhtur. Unë u shpreh shumë mirënjohje banorëve të Kombinatit, të cilët, në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan për PD-në, për kandidatin e saj Belind Këlliçi”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




