Berisha: Shumë shpejt përcaktojmë datën e protestës së përgjithshme! Të parashikojmë çdo mjet të mosbindjes civile

Politikë | 4 vite më parë

 

Kreu i Partisë Demokratike, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të përcaktojë shumë shpejt datën për mbajtjen e një proteste të përgjithshme.

Në një takim me krerët e degëve të PD, Berisha tha se ata duhet të parashikojnë të gjitha mjetet e mosbindjes civile, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se e konsideron Shqipërinë “si plaçkë të tij”.

Sipas Berishës, qëllimi i vetëm i Ramës është pasurimi i tij dhe se nuk i konsideron interesat kombëtare.

“Të ulemi me demokratët, socialistët e vërtetë, njerëzit pa parti. Këtu çdo ditë më vijnë socialistë të cilët nuk janë rilindas, por socialistë dhe përjetojnë të njëjtat situata. Hajde të bashkojmë kauzën. Kemi kauzë të drejtë.  Të dy proceset janë jetike dhe kam besim tek ju që do të bëni gjithçka, që njëri të mos pengojë tjetrin dhe të bëni gjithçka që te ecim me shpejtësinë e duhur. Këto dy tre ditë ne do të përcaktojmë datën e protestës së përgjithshme. Por krahas saj duhet të ketë protesta të tjera. Duhet të parashikojmë të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Nuk ka të ndalur ky. Ky e konsideron Shqipërinë si një plaçkë të tij. Ky i konsideron interesat kombëtare, si interesa personale të tij dhe nuk pyet për kombëtaret. Ky ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij të paligjshëm. Kryekëput të paligjshëm”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme