Berisha: Sterilizatorët janë vjedhja e dytë të shekullit!

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha, që po udhëheq nga arresti shtëpiak grupimin e Rithemelimit të PD, ka reaguar të shtunën në lidhje me hetimet e kryera për koncensionin e sterilizimit.

Sipas zotit Berisha sterilizimi është vjedhja e dytë e shekullit. Ish-kryeministri tha se Beqaj me urdhër të Edi Ramës rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit. “Beqaj hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS”” tha me ironi lideri demokrat.

Zoti Berisha shkoi më tej kur tha se 400 milionë euro vidhen vetëm me PPP-të në shëndetësi. “Miqtë e mi, edhe njëherë i ftoj qytetarët të shtrojnë pyetjen: çfarë po ndodh me kujdesin e tyre shëndetësor? OBSH deklaroi para një muaji se shqiptarët paguajnë për kujdesin e tyre shëndetësor 60 përqind nga xhepi i tyre, se ata paguajnë dy herë më shumë se paguanin në vitin 2013. Po pse, ku shkojnë këto para? Këto para i vjedh Edi Rama me ministrat e tij” tha ai.

“Beqa do të shkojë pas insistimit të gjykatës, jo me akuzë për korrupsion, por thjesht për shpërdorim detyre” paralajmëroi Berisha për hetimet ndaj ish ministrit të shëndetësisë. “A nuk janë kriminelë këta prokurorë që veprojnë në këtë mënyrë kur kjo ka kushtuar qindra e qindra jetë?” pyeti ai.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme