Berisha sulmon SPAK: Rama tentoi të vrasë opozitën dhe minoi demokracinë, a është gjallë “SKAP”-i?

Kryetari i PD i zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka sulmuar SPAK se pse nuk po nis hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen McGonigal. Përmes një postimi në Facebook, Berisha teksa e cilëson SPAK si “SKAP” pyet në është gjallë pasi sipas tij, Rama duhet hetuar për “korruptimin e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal”.
Sipas Berishës, Rama korruptoi McGonigal për të vrarë opozitën por edhe për minimin e demokracisë në vend, e njëjta akuzë që SHBA i ka bërë Berishës kur e shpalli atë “non grata”.
“Korruptoi FBI-në, tentoi të vras opozitën dhe minoi demokracinë. A është gjallë Spak? Jo, jo është Skap”, shkruan Berisha.
Çështja McGonigal është kthyer në një kalë beteje për opozitën, ku si PD e Alibeajt dhe ajo e Berishës, e akuzojnë se ka tentuar të shkatërrojë opozitën. Madje Berisha kërkoi edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal por nuk u aprovua nga Kuvendi.
Lidhur me këto akuza opozita prej javësh nuk po lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare ku kërkon prezencën e kryeministrit Rama për t’u përgjigjur për këtë çështje dhe më 2 mars është vendosur që të zhvillohet mocioni me debat dhe interpelanca me kryeministrin për çështjen McGonigal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




