Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit faktuan rikthimin tim në jetën aktive politike

Politikë | 5 vite më parë

Ish kryeministri Sali Berisha, në një komunikim me mediat nga zyra e tij në Tiranë, deklaroi se zgjedhjet e 6 marsit faktuan një të vërtetë dhe ai është “rikthimi i Sali Berishës në jetën aktive politike”. Ish-kryeministri është shprehur i gatshëm për t’u ulur në një tryezë të përbashkët “pajtimi” mes demokratëve, mbështetës të tij dhe atyre të kreut të PD, Lulzim Basha.

Zoti Berisha ka ftuar deputetët e PD-së, të cilët kërkuan largimin e Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, që të bashkohen me elektoratin e tyre. Berisha, tha se çdo deputet ka të drejtën dhe detyrën e tij themelore të lexojë mesazhin  e zgjedhësve dhe të marrë vendimet që i takon.

Sipas Berishës, 6 marsit nxori në dritën e diellit se ‘Shtëpia e Lirisë’, ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare.

‘Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe vlerësoj e përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD-së, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar se brava opozita është në opozitë falso. Kërkuan vendime që Lul Brava nuk i merr kurrë. Unë i ftoj që të bashkohen me elektoratin e tyre dhe të kontribuojnë për PD-në. Unë mendoj se zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritën e diellit se Shtëpia e Lirës, ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. 70% e popullit shqiptar votoi për Shtëpinë e Lirisë për PD e vërtetë. Ftoj çdo demokrat të lexojë mesazhin e datës 6 mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë. Zgjedhjet e 6 marsit faktuan një të vërtetë dhe ai është rikthimi i Sali Berishës në jetën aktive politike’.’- tha Berisha.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme