Bërja e vaksinës së detyrueshme, shpërthejnë protestat në Francë

Shpallja e disa masave të reja kundër koronavirusit, mes të cilave dhe bërja e detyrueshme e vaksinës në disa sektorë solli protesta të dhunshme në rrugët e kryeqytetit francez.
Policia përdori gaz lotsjellës ndaj mijëra njerëzve që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e presidentit Macron për të bërë të detyrueshme vaksinën për punonjësit e shëndetit publik dhe vendosjen e pasaportës së gjelbër për të hyrë në bare dhe restorante.
Në Ditën e Republikës, qindra pronarë lokalesh, punonjës spitalesh dhe prindër kërkuan edhe njëherë “Liri” ndaj planeve të prezantuara së fundmi nga kreu i shtetit.
Protestuesit u përplasën me policinë dhe në disa raste u shënuan dhe akte vandale ku u dogjën makina të parkuara, kosha mbeturinash dhe dyqane./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




