BERZH parashikon tkurrje të ekonomisë ukrainase gjatë këtij viti me gati një të tretën

Ekonomi | 4 vite më parë

Parashikimi i fundit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të bëjë që ekonomia e kësaj të fundit të tkurret me gati një të tretën këtë vit.

Pushtimi rus ka sjellë në një ndalesë të menjëhershme një rimëkëmbje ekonomike që kishte filluar në atë vend vitin e kaluar, tregojnë Perspektivat Ekonomike Rajonale të BERZH-it.

BERZH vlerëson se prodhimi i Ukrainës do të tkurret për 30% apo 10% më shumë krahasuar me një parashikim që kishte dhënë kjo bankë në mars, menjëherë pas nisjes së luftës.

Lufta kundër Ukrainës ngre gjithashtu spektrin e përkeqësimit të sigurisë ushqimore në nivel global, sepse Ukraina është një eksportues i rëndësishëm i ushqimit, duke përbërë pothuajse 10 për qind të eksporteve globale të grurit, si dhe 14 për qind të misrit dhe 37 për qind të eksporteve të vajit të lulediellit.

Rritja e PBB-së (Prodhimi i Brëndshëm Bruto) në Ukrainë parashikohet të rikthehet në 25 për qind vitin e ardhshëm, por kjo supozon se një punë thelbësore rindërtimi është duke u zhvilluar deri atëherë. Sa kohë zgjasin armiqësitë, forma e çdo zgjidhjeje të pasluftës, shtrirja e rindërtimit dhe sa refugjatë kthehen në shtëpi do të ndikojnë gjithashtu në shpejtësinë e rimëkëmbjes.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme