Besëlidhja e fiton të parën me përmbysje

Basketboll | 3 vite më parë

Superliga e Kampionatit Kombëtar në basketboll për meshkuj ka ngritur të mërkurën siparin e gjysmëfinaleve të “play-off”-it final të titullit “kampion”, me takimin e parë, që është luajtur në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, midis Besëlidhjes dhe Tiranës.

Sfida midis skuadrës lezhjane dhe kryeqytetasve, dy ekipeve që e mbyllën sezonin e rregullt përkatësisht në vendin e parë dhe të 4-t të renditjes, dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport, ka parë skuadrën vendase që ta nisë më mirë, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 4 pikë epërsi, 23-19.

Ndërkaq, 10-minutëshi i dytë ka qenë i mbizotëruar nga Tirana, që do ta fitojë atë me shifrat 30-25, duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë prej vetëm një pike të skuadrës kryeqytetase, 49-48.

Ndonëse skuadra lezhjane do të reagojë pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, duke e nisur mirë 10-minutëshin e 3-të, që ka qenë i luftuar fort, është Tirana që do ta fitojë atë me shifrat 25-24 dhe  janë kryeqytetaset që vijojnë të kryesojë pas një gjysmë ore lojë me vetëm dy pikë epërsi, 74-72.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë skuadrën e Besëlidhjes të vazhdojë të luftojë dhe ta fitojë këtë fraksion loje 22-10, duke përmbysur kështu shifrat dhe duke bërë që ndeshja të mbyllet me fitoren e saj me shifrat 94-84.

Beslëlidhja fiton kështu aktin e parë të finales së titullit në koshin e meshkujve ndaj Tiranës dhe shkon e qetë në sfidën e dytë në kryeqytet pas pak ditësh.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme